Ndërlidhjet

logo-print

Irakianët protestojnë kundër forcave turke në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Mijëra irakianë kanë dalë në rrugët e Bagdadit dhe të Basras për të protestuar kundër vendosjes së trupave turke në veri të vendit.

“Çdo prani ushtarake në tokën e Irakut ne e cilësojmë si agresion të huaj dhe do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet që mundemi”, ka thënë Hadi al-Amiri, një ligjvënësi shiit i cili e kryeson organizatën e armatosur Badr.

Shumica e protestuesve janë mbledhur sot në sheshin Tahrir të Bagdadit.

Shumë të pranishëm ishin anëtarë të forcave shiite paramilitare të cilët mbanin edhe parulla “Vdekje Turqi”.

Një tubim i ngjashëm është mbajtur edhe në qytetin jugor Basra.

Lajmi për vendosjen e ushtarëve turq në një bazë pranë Mosulit, gjatë javës së kaluar, e ka shkaktuar një krizë në mes të Ankarasë dhe Bagdadit.

Iraku ka kërkuar tërheqjen e tyre të menjëhershme derisa Turqia e kundërshton kategorikisht, duke thënë se trupat e vendosur i sigurojnë forcave kurde Peshmerga të cilat e luftojnë Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG