Ndërlidhjet

Në Paris propozohet marrëveshje mbi ndryshimet klimatike


Ilustrim

Ilustrim

Organizatorët e konferencës së sponsorizuar nga Kombet e Badshkuara që po mbahet në Paris, e kanë propozuar një marrëveshje historike për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se marrëveshja është "ligjërisht e detyrueshme" dhe kufizonj nrohjen globale në “shumë më ulët” se 2 gradë Celsius.

Nëse miratohet, Fabius ka thënë se marrëveshja do të jetë një pikë kthese hostorike.

Marrëveshja e cila do të jetësohet në 2020-ten u prezantua para gati 200 pjesëmarrësve të shteteve të ndryshme në Paris, pas dy javë bisedimesh intensive.

Delegatët e pranishëm në konferencë, shumica ministra të jashtëm të 190 vendve, pritet të ritakohen sonte vonë për të diskutuar rreth miratimit konsesual të saj, apo për rishikimin eventual të marrëveshjes, ka njoftuar presidenti i Francës, Francois Hollande.

“Franca bën thirrje që të miratohet marrëveshja e parë universale mbi klimën”, ka thënë ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, iu bëri thirrje pjesëmarrësve në konferencë që ta përfundojnë punën.

Ministrja gjermane e Mjedisit, Barbara Hendricks, tha se 99.5 për qind e përmbajtjes së marrëveshjes duhet miratuar.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me marrëveshjen e propozuar.

“Duket të jetë e mirë, por do ta shohim”, ka thënë ai.

Vendet e tjera të rëndësishme si India, Brazili dhe Venezuala, kanë paralajmëruar se nuk do ta bllokojnë marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG