Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për vrasjen e gjashtë ushtarëve në Irak


Ilustrim

Ilustrim

Disa ushtarë irakianë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur kur një sulmues vetvrasës e ka goditur një pikë kontrolli të ushtrisë në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite.

Rasti ka ngjarë në afërsi të qytetit al-Nukhayb, që gjendet nëprovincën Anbar të Irakut.

Raportet nga atje bëjnë me dije se gjashtë ushtarë janë vrarë, në mesin e të cilëve eddhe komandanti i bazës ushtarake. Dhjetë të tjerë ndërkaq, janë plagosur.

Sulmuesi, i cili kishte të veshur uniformën e ushtrisë së Irakut, ka vdekur gjithashtu.

Shteti Islamik i cili ka kryer shumë sulme të ngjashme në këtë zonë, e ka marrë përspiër edhe sulmin e sotëm.

Luftëtarë të IS-it kontrollojnë territore të mëdha në provincën Anbar.

XS
SM
MD
LG