Ndërlidhjet

Zjarr në një qendër neuropsikiatrike në Rusi, vdesin 23 persona


Ilustrim
Ilustrim

Si rezultat i një zjarri në të cilin është përfshirë një shtëpi e kujdesit neuropsikiatrik në rajonin Voronezh të Rusisë, kanë mbetur të vdekur 23 persona.

Ministria e Emergjencave ka bërë me dije, se mëngjesin e sotëm në vendin e ngjarjes në fshatin Alfyorovka që gjendet në jug të Moskës, saktësisht në afërsi të kufirit me Ukrainën, janë gjetur nëntëmbëdhjetë trupa të pajetë. Dy të tjerë sipas këtij mekanzimi, kanë vdekur në spital.

Zjarri i cili mund të jetë shkaktuar nga një problem elektrik, u shua pas disa orësh që kishte nisur.

Qeveria menjëherë i ka filluar hetimet.

Së paku 22 persona të tjerë janë hospitalizuar dhe të gjithë nga ta raportohet se janë në gjendje të rëndë. Mjeku, Igor Banin, tha se shumica nga ta kanë pranuar sasi të madhe të dioksidit të karbonit.

Në objektin në të cilin ka ngjarë zjarri, po banonin 140 pacientë.

Në momentin kur ka nisur zjarri, 74 nga ta kishin qenë në këndin që ka nisur ai, në mesin e të cilëve dhe 30 invalidë dhe katër punonjës mjekësorë.

Zjarri, është tragjedia e fundit që ka goditur një institucion psikiatrik në Rusi ku përdoren kryesisht ndërtesa të vjetëruara nga druri të epokës sovjetike.

Një zjarr në veriperëndim të Rusisë në një spital të psikiatrisë, në shtator të 2013-tes, kishte lënë të vdekur 37 persona. Një zjarr tjetër në prill të 2013-tes, kishte lënë të vdekur 38 persona.

XS
SM
MD
LG