Ndërlidhjet

Brenda 24 orëve digjen katër vetura zyrtare në Kosovë


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, katër veturave zyrtare iu është vënë flaka.

Zjarrvëniet në vetura, sipas policisë, kanë ngjarë në rajone të ndryshme të Kosovës.

Në Prizren, sipas policisë, është djegur një veturë që është në pronësi të Gjykatës së Apelit; në Pejë është djegur një veturë e Gjykatës për Kundërvajtje; në Mitrovicë një veturë që është pronë e Administratës Tatimore, ndërsa në Gjilan një veturë që është pronë e Prokurorisë.

“Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive për zbardhjen sa më parë të këtyre rasteve të cilësuara si zjarrvënie, të cilat dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona të dyshuar”, ka njoftuar policia.

Sipas tyre, zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, ruajtja e pronës publike dhe asaj private, është detyrë e organeve të rendit.

Policia ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për zbardhjen e këtyre rasteve.

XS
SM
MD
LG