Ndërlidhjet

Parada e Krenarisë në Podgoricë

  • RFE /RL

Në Podgoricë, të Malit të Zi u mbajt për të tretën herë Parada e Krenarisë. Disa qindra pjesëmarrës u mblodhën në bulevardin Shën Pjetri, pranë Zyrës Postare të Malit të Zi, për të vazhduar deri te ndërtesa e Parlamentit ku edhe mbajtën fjalime.

Përveç komunitetit LGBT, në paradën e organizuar nga organizata joqeveritare “Qweer”, në mesin e turmës ishte edhe Ministri për të Drejtat e Njeriut në Mal të Zi, po ashtu edhe përfaqësues të partive politike, ata të sektorit privat, sektorit civil, të medieve dhe trupit diplomatik.

Përfaqësuesit e komunitetit LGBT kanë marshuar përreth një kilometër të shoqëruar nga forca të mëdha të policisë.

Në paradën që ka filluar në orën 11 e 30 nuk është raportuar për ndonjë incident.

XS
SM
MD
LG