Ndërlidhjet

Dhjetëra civilë të vrarë nga bombardimet në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Të paktën 28 civilë janë vrarë si rezultat i bombardimeve në një bastion të militantëve sirianë, në llindje të Damaskut.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar se raketat janë hedhur nga forcat e regjimit mbi qytetin Douma.

Udhëheqësi i këtij mekanizmi mbikqyrës, Abdel Rahman, tha se sulmet ajrore të së dielës e kanë goditur qytetin Douma dhe qytetin tjetër Saqba por sipas tij, ende nuk dihet nëse sulmet janë kryer nga aeroplanët sirianë apo ata rusë.

“Njëra nga raketat ka rënë në afërsi të një shkolle në qytetin Douma”, ka thënë Abdel Rahman.

Muajin e kaluar ka pasur një përpjekje për arritjen e një marrëveshje 15-ditëshe të armëpushimit në mes të forcave të regjimit dhe militantëve, por bisedimet kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG