Ndërlidhjet

Lëndohen 69 policë në Leipzig të Gjermanisë


Ilustrim

Ilustrim

Policia në qytetin lindor të Gjermanisë, Leipzig, ka njoftuar se 69 oficerë të policisë janë plagosur dje gjatë trazirave në një proteste të krahut të majtë.

Policia ka bërë me dije se janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion, për t’i shpërndarë protestuesit.

Rreth 50 makina të policisë janë dëmtuar gjatë një popteste të aktivistëve të krahut të majtë të cilët marshuan të shtunën kundër një tubimi të mbështetësve të ekstremit të djathtë, që është mbajtur të premten.

Policia gjermane ka njoftuar sot se janë arrestuar 23 protestues të cilët kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur kontenjerë.

Protestuesit i kanë dëmtuar edhe dritaret e dyqaneve dhe të dy stacioneve të autobusëve.

Ende nuk dihet se sa protestues janë lënduar.

XS
SM
MD
LG