Ndërlidhjet

Turqia ua ndalon ushtarakëve pushimet në Rusi


Ilustrim
Ilustrim

Për shkak të mosmarrveshjeve që shteti turk i ka me atë rus, ushtria turke ua ka ndaluar të gjithë ushtarakëve të vendit, që të shkojnë për pushime në Rusi.

Marrëdhëniet në mes të Ankarasë dhe Moskës janë ftohur që nga 24 nëntori kur Turqia e ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus në afërsi të kufirit me Sirinë. E zemëruar me këtë veprim, Rusia deri më tani ka vendosur disa sanksione ndaj Turqisë.

Por, mediat turke sot kanë bërë me dije se ushtarëve të Turqisë dhe studentëve të Akademisë Ushtarake sot iu është ndaluar shkuarja për pushime në Rusi.

Kriza aktuale në mes të Rusisë dhe Turqisë është më e thella që nga Lufta e Ftohtë.

Disa ditë më parë, Ministria e Jashtme turke i ka paralajmëruar qytetarët që të udhëtojnë për në Rusi vetëm nëse kanë raste urgjente ndërsa sot, autoritetet turke kanë njoftuar për këtë ndalesë që i është bërë ushtrisë.

Turqia thotë se aeroplani rus Su-24 në mënyrë të përsëritshme e ka shkelur hapësirën ajrore të saj, derisa Moska këmbëngul se aeroplani nuk është larguar për asnjë moment nga hapësira ajrore siriane.

XS
SM
MD
LG