Ndërlidhjet

A. Saudite: 19 femra kanë fituar në zgjedhjet historike


Aljazi al-Hussaini - një kandidate në zgjedhjet rajonale në Arabinë Saudite

Aljazi al-Hussaini - një kandidate në zgjedhjet rajonale në Arabinë Saudite

Rezultatet e para nga zgjedhjet rajonale në Arabinë Saudite tregojnë se së paku 19 femra kanë fituar vende në këshillat komunale.

Këto rezultate të para janë shpallur nga zëdhënësi i Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor, Hamad al-Omar.

Në këto zgjedhje, që u mbajtën pardje, për të parën herë ishte lejuar që gratë të kandidojnë dhe të votojnë dhe kjo është vlerësuar si zhvillim historink në këtë vend.

Prej 130 mijë grave të regjistruara për të votuar, 106 mijë e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, që paraqet dalje të femrave në votim prej 82%.

Nga ana tjetër, prej 1.35 milionë votuesve të regjistruar meshkuj, kanë votuar afro 600 mijë vetë, që paraqet pjesëmarrje prej 44%.

XS
SM
MD
LG