Ndërlidhjet

Armeni: Janë miratuar ndryshimet kushtetuese


Pamje e fletëvotimeve në referendum
Pamje e fletëvotimeve në referendum

Komisioni Qendror Zgjedhor mbrëmë ka njoftuar se janë miratuar amandamentet kushtetuese, një javë pas mbajtjes së referendumit kombëtar, duke e transformuar vendin nga sistemi presidencial në atë parlamentar të qeverisjes.

Pas shpalljes së rezultateve të referendumit të mbajtur më 6 dhjetor, të gjithë anëtarët e komisionit votuan unanimisht për vendimin me të cilin miratohen amandamentet.

Ky komision, po ashtu, i ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se qeveria ka siguruar mbështetje për amandamentet, duke i mbushur kutitë e votimeve, pastaj me votime të shumëfishta dhe blerje të votave.

Zyrtari i partisë opozitare, Kongresi Kombëtar Armen, Levon Zurabian, tha se dalja reale në referendum ishte gjysma e zgjedhësve me të drejtë vote.

Por, komisioni konstatoi se “nuk është raportuar për shkelje që kanë mundur të ndikojnë në rezultatet e referendumit”.

Opozita thekson se amandamentet kanë për qëllim që t’i mundësojnë presidentit aktual, Serzh Sarkisian, që të mbetet në pushtet, pasi në vitin 2018, i kalon mandati i fundit në zyre.

XS
SM
MD
LG