Ndërlidhjet

Ministri bjellorus bisedoi me BE-në dhe NATO-n


Pamje gjatë takimit Makey - Mogherini në Bruksel

Pamje gjatë takimit Makey - Mogherini në Bruksel

Ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Uladzimer Makey, ka diskutuar mbrëmë me zyrtarët e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, në shenjën më të re të ngrohjes së raporteve ndërmjet Minskut dhe perëndimit.

Ministria e jashtme e Bjellorusisë tha se gjatë vizitës në Bruksel, sot dhe dje, zoti Makey është takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Alexander Vershbow, me komisionarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe me shefen e e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

“Çështje të rëndësishme lidhur me bashkëpunimin ndërmjet Bjellorusisë dhe Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë diskutuar në takime”, ka kumtuar sot Ministria e jashtme e Bjellorusisë.

Në fund të muajit tetor, Këshilli i Bashkimit Evropian i ka pezulluar deri më 29 shkurt, sanksionet kundër 170 zyrtarëve të Bjellorusisë dhe tri kompanive, që ishin imponuar para disa viteve, pas goditjes së autoriteteve kundër shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë.

XS
SM
MD
LG