Ndërlidhjet

Irak: Tërhiqen një pjesë e ushtarëve turq nga veriu


Pamje e ushtarëve turk me flamurin e Turqisë
Pamje e ushtarëve turk me flamurin e Turqisë

Një pjesë e ushtarëve turq të vendosur në veri të Irakut, janë larguar nga kampi i tyre afër qytetit Mosul, që është nën kontroll të militantëve të Shtetit Islamik, kanë raportuar mediat shtetërore turke.

“Disa nga trupat turke të vendosur nga kampin Bashiqa janë tranzituar në veri, si pjesë e aranzhimit të ri”, ka raportuar agjencia Anatolia, e udhëhequr nga shteti.

Më 11 dhjetor, zyra e kryeministrit të Turqisë ka shpallur se do ta “riorganizoj” personelin ushtarak në kampin Bashiqa.

Në raport nuk theksohet nëse trupat janë larguar nga Iraku ose do të dërgohen në ndonjë lokacion tjetër në këtë vend.

Vendosja e trupave turke, që ishin stacionuar në Bashiqa javën e kaluar, e ka zemëruar qeverinë e Irakut, e cila tha se trupat turke nuk ishin të ftuara dhe se duhet të largoheshin.

XS
SM
MD
LG