Ndërlidhjet

Saakashvili: Etapa e ardhshme – shkatërrimi i regjimit të Putinit


Mikhail Saakashvili
Mikhail Saakashvili

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikhail Saakashvili, ka thënë se takimet e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjithnjë “ishin shumë të relaksuara dhe të rregullta”.

Në këtë kuadër, ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se gjatë takimit të fundit me Putinin, ai i kishte thënë se “miqtë e juaj e kanë njohur Kosovën dhe do të duhet të ndërmarrë diçka lidhur me juve, por kjo nuk do të jetë personalisht kundër jush”.

Mëtutje, zoti Saakashvili ka shpjeguar se Putini i kishte thënë se “do të jetë pak e dhimbshme, por jo shumë”.

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, i cili tash është guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, e kishte pyetur atëherë Putinin se “për çfarë arsye na kërcënoheni?” dhe i kishte ofruar bisedime lidhur me zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy vendeve.

Përgjigjja e Putinit ishte e shkurtër: “tashmë është vonë” për t’i zgjidhur problemet.

Zoti Saakashvili thekson se pas aventurave të pakujdesshme dhe joracionale në Siri dhe pas asaj se çka po ndodhë në Ukrainë, etapa e ardhshme do të jetë shkatërrimi i regjimit të Putinit dhe përpjekjet e mëdha për ruajten e tërësisë territoriale të Rusisë.

XS
SM
MD
LG