Ndërlidhjet

Afganistan: U arrestua një i dyshuar për vrasje të vajzës


Në video shihet gruaja në vrimë derisa meshkujt e kishin gjuajtur me gurë

Në video shihet gruaja në vrimë derisa meshkujt e kishin gjuajtur me gurë

Autoritetet e Afganistanit thonë se është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në vrasjen me hedhje gurësh të një vajze 19 vjeçare, e cila ishte akuzuar për çështje morali në provincën Ghor.

Guvernatori i kësaj province, Sima Joyanda i tha sot Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se ky person, me emrin Abdullah Ramazan, ishte arrestuar nga policia javën e kaluar.

Një video e tmerrshme e një dëshmitari, që është siguruar nga Radio Evropa e Lirë, tregon pamje ku dukej koka e gruas nga një vrimë në tokë, derisa një grup i meshkujve e sulmonte me gurë, para një mase të vogël të njerëzve.

Zyrtarët kanë thënë se gruaja e vrarë, e identifikuar vetëm si Rukhshana, ishte zënë duke ikur me dashnorin e saj, i cili ishte liruar menjëherë pasi ishte rrahur.

Policia po zhvillon hetime për të gjetur edhe më tepër persona të dyshuar.

“Sulmi me gurë ka ndodhur në hapësirën e kontrolluar nga talibanët, pasi militantët kishin urdhëruar ndëshkimin e gruas për tradhti”, tha një zëdhënës në provincën Ghor.

XS
SM
MD
LG