Ndërlidhjet

logo-print

Aksident në Argjentinë, vdesin 41 policë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 41 policë argjentinasë kanë vdekur si rezultat i një aksidenti me autobus që ka ngjarë në pjesën veriore të kombit amerikan.

Autoritetet thonë se aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm teksa tre autobusë me oficerë të policisë, po udhëtonin në qytetin Salta, qytet që gjendet 932 kilometra në veri të Buenos Aires.

Angel Marinaro, drejtor i mbrojtjes civile në këtë qytet, tha se për arsye deri tash të panjohura, njëri nga shoferët e autobusëve e ka humbur kontrollin.

Autobusi, shoferi i të cilit e ka humbur kontrollin, sipas autoriteteve të atjeshme, ka rënë nga një urë.

Ata thonë se autobusi transportonte rreth 60 persona. Të mbijetuarit e aksidentit, po kurohen në një spital të afërt.

XS
SM
MD
LG