Ndërlidhjet

IS ekzekuton një grua dhe një burrë në Libi


Ilustrim

Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik, në një bastion të tyre në Libi, e ka ekzekutuar një grua të akuzuar “për maxhi” dhe një tjetër përson të akuzuar për spiunazh.

Autoritetet e atjeshme kanë thënë se në një shesh publik të qytetit Sirte, militantët ia kanë prerë kokën një gruaje marokene dhe e kanë ekzekutuar një burrë palestinez.

Libia ka pasur administratë të dyfishtë që nga gushti i 2014-tes kur një grup islamist e ka pushtuar Tripolin, duke e detyruar qeverinë që të zhvendoset në lindje.

Grupi militant e ka shfrytëzuar kasoin dhe pasigurinë e krijuar në Libi që nga rënia e Muamer Gadafit dhe e ka zgjeruar ndikimin e tij në këtë vend, që gjendet në Afrikën e jugut.

IS e ka marrë kontrollin mbi qytetin Sirte që është edhe qyteti i lindjes së Muamer Gadafit, i cii gjendet 430 kilometra larg kryeqytetit Tripoli.

Grupi militant është duke u përpjekur që të marr nën kontroll edhe territore të tjera në Libi.

XS
SM
MD
LG