Ndërlidhjet

logo-print

Mësuesi francez thotë se nuk u godit nga militanti i IS-it


Çerdhja në Aubervilliers që gjendet në verilindje të Parisit,

Çerdhja në Aubervilliers që gjendet në verilindje të Parisit,

Një edukator në një çerdhe në Paris, i cili sot tha se është goditur me thikë në klasën e tij nga një mbështetës i Shtetit Islamik, e ka pranuar para prokurorëve se e ka trilluar këtë ngjarje.

Mësuesi 45 vjeçar i një shkolle në Aubervilliers që gjendet në verilindje të Parisit, u shtrua sot në spital me plagë të lehta në qafë, të shkaktuara nga një thikë.

Prokurori i rastit tha se mësuesi është duke u marrë në pyetje në lidhje me gënjeshtrën që e ka bërë.

Ende nuk dihet se nga kush është shkaktuar plaga me thikë.

Rasti vjen një ditë pasi që janë mbushur një muaj nga sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku kanë mbetur të vdekur 130 persona e janë plagosur qindra të tjerë.

Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në disa lokacione në Paris.

XS
SM
MD
LG