Ndërlidhjet

Çekia pranon t'i strehojë 153 refugjatë të krishterë nga Iraku


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria çeke njoftoi sot se ka vendosur që t'i pranojë 37 familje të krishtera irakiane, të cilët kanë ikur nga militantët e Shtetit Islamik në Irak.

Kryeministri çek, Bohuslav Sobotka, i ka përshkruar familjet “si pjestarë të pakicës krishtere të cilët e kanë gjetur vetën në një situatë shumë të vështirë, si rezultat i agresionit të Shtetit Islamik dhe kanë kërkuar ndihmë nga Republika Çeke”.

Bohuslav Sobotka tha se një total prej 153 irakianësh do të arrijnë të ndarë në katër grupe, brenda muajit janar dhe prill të vitit tjetër.

Refugjatët që do të vijnë në Çeki, sipas tij, aktualisht gjenden në Kurdistan të Irakut dhe në Liban.

153 refugjatët që do të vijnë, do të jenë të parët që do të pranohen në Pragë.

Javën e kaluar, një grup prej 149 sirianëve të krishterë nga Iraku, kanë arritur në shtetin fqinj Sllovaki, pasi që qeveria në Bratisllavë është zotuar se do t’iu ofroj ndihmë.

XS
SM
MD
LG