Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja zgjat edhe për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i ka thënë sot Radios Evropa e Lirë, se është vendosur që zyrtarisht të zgjaten edhe për gjashtë muaj sanksionet ndaj Rusisë.

Kjo pritet të të ndodhë më datën 21 dhjetor, kur do të takohen përfaqësuesit e BE-së.

Sanksionet që do të zgjaten edhe për gjashtë muaj kanë të bëjnë me çështje financiare, naftë, çështje ushtarake si dhe sanksionet ndaj individëve.

Sanksionet do të zgjaten deri më 31 korrik të vitit 2016.

Një lëvizje për zgjatjen e sansioneve ishte planifikuar të bëhej sot në një mbledhje të ministrave të jashtëm, por një proces i tillë ëhstë bllokuar javën e kaluar, kur Italia bëri thirrje për një debat të nivelit më të lartë politik përkitazi me këtë çështje.

Sanksionet ndaj Rusisë për herë të parë janë vendosur në korrik dhe në shtator të vitit 2014, si përgjigje ndaj Rusisë pas ankesimit të paligjshëm të gadishullit Krimea në Ukrainë.

Në rast se nuk zgjaten, sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pritet të përfundojnë më 31 janar të vitit 2016-të.

XS
SM
MD
LG