Ndërlidhjet

Vriten dy protestues në Diyarbakir të Turqisë


Diyarbakir, Turqi
Diyarbakir, Turqi

Dy protestues janë vrarë sot gjatë një përleshje me policinë në qytetin turk të banuar kryesisht me kurdë, Diyarbakir, kanë thënë zyrtarë të atjeshëm të sigurisë.

Dy të rinjtë, 21 dhe 25 vjeç, u vranë gjatë përleshjeve me policinë gjatë proteste të mbajtur në kohën e orës policore e cila mbretëron në këtë rajon që nga 2 dhjetori.

Rrethanat e vdekjes së dy personave ende nuk dihen. Dy të tjerë thuhet se janë plagosur deri mbi 40 janë arrestuar.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për t’i shpërndarë protestuesit të cilët kërkonin të marshkojnë drejt një zone të rrethuar nga policia.

Një pushim i shkurtër nga ora policore në këtë qytet ka qenë më datën 11 dhjetor por ora policore është kthyer pas disa orësh.

Shtetrrethimi në Sur të Diyarbakir është vendosur pas vrasjes së avokatit të shquar kurd, Tahir Elci më 28 nëntor, në mes të ditës, krim i cili ende mbetet i pazbardhur.

Qeveria turke e ka nisur një ofenzivë të pamëshirshme që synon ta dëmtoj partinë e ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit, e cila i ka organizuar disa sulme ndaj forcave të sigurisë nmë Turqi.

XS
SM
MD
LG