Ndërlidhjet

A. Saudite themelon koalicionin kundër terrorizmit


Ilustrim

Ilustrim

Në përbërje të 34 shteteve, Arabia Saudite e ka themeluar koalicionin ushtarak për luftën ndaj terrorizmit. Në mesin e shteteve janë edhe Egjipti e Turqia por jo edhe Irani.

Koalicioni, i cili përbëhet nga vendet e Lindjes së Mesme dhe shtetet afrikane e aziatike, do ta ketë bazën në Riyadh dhe nga aty do të koordinohen dhe mbështeten operacionet ushtarake për ta luftuar terrorizmin, ka njoftuar sot agjencia e lajmeve SPA.

“Koalicioni do ta luftoj problemin me të cilin po përballet bota islamike dhe i njëjti do të jetë partner në luftën botërore kundër terrorizmit”, ka thënë Ministri saudit i Mbrojtjes, Muhammed bin Salman Al Saud, gjatë një konference në Riyadh.

Ai ka njoftuar se marrëveshja për krijimin e koalicionit ëstë bërë me qëllim që të koordinohen më mirë punët me popujt paqedashës dhe organet ndërkombëtare në luftën ndaj terrorizmit.

Edhe më shumë se dhjetë vende islamike, sipas tij, e kanë dhënë mbështetjen për koalicionin, duke përfshirë edhe Indonezinë. Por, këto vende, sipas tij, i kanë disa procedura të brendshme që t’i përfundojnë, para se të bashkohen me koalicionin.

Shtetet e Bashkuara patën bërë thirrje për pjesëmarrje më të gjerë ndërkombëtare në luftën kundët militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak duke kërkuar nga Turiqia që të bëj më shumë për t’i kontrollluar kufinjtë e saj me Sirinë.

I pyetur nëse koalicioni prej 34 shtetesh do ta luftoj vetëm Shtetin Islamik, Muhammed bin Salman Al Saud, ka thënë se koalicioni do ta luftoj secilin grup terrorist.

XS
SM
MD
LG