Ndërlidhjet

logo-print

Ushtari amerikan akuzohet për dezertim dhe gabim para armikut


Ish-ushtari amerikan, Bowe Bergdahl

Ish-ushtari amerikan, Bowe Bergdahl

Ushtria amerikane ka njoftuar se ushtari amerikan i cili është mbajtur për pesë vite peng nga talebanët afganë, Rreshteri Bowe Bergdahl, po akuzohet nga një gjykatë ushtarake për dezertim dhe për “gabime para armikut”.

Bergdahl i cili ishte kapur nga militantët në qershor të 2009-tes kur edhe ishte larguar nga ushtria amerikane në Afganistan, ishte shkëmbyer pas pesë vitesh nga institucionet amerikane me pesë të burgosur talibanë afganë që po mbaheshin në Guantanamo.

Avokati i tij, Eugene Fidell, u ankua se figurat publike amerikane, kanë bërë deklarata fyese për klientin e tij. Sipas tij, disa politikanë kanë shpifur me cka kanë vënë në pikëpyetje të drejtën për gjykim të drejtë.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, e ka cilësuar Bergdalh si një tradhëtar.

Javën e kaluar, një komitet nga Shtepia e Bardhë e ka publikuar një raport prej 98 faqesh, përmes së cilit kritokohet vendimi i presidentit Barak Obama për shkëmbimin e pesë të burgosurve talibanë për Bowe Bergdah.

XS
SM
MD
LG