Ndërlidhjet

Ligji rus lejon gjykatën e lartë t’i anulojë vendimet e gjykatave ndërkombëtare


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar një ligj përmes së cilit i lejohet Gjykatës Kushtetuese që të vendosë nëse duhet zbatuar apo jo vendimet kundër Rusisë që janë nga gjykatat nënshtetërore, siq është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Putin e nënshkroi sot ligjin e miratuar kohëve të fundit nga Duma e Shtetit dhe Këshilli Federativ.

Ligji thotë se Gjykata Kushtetuese e Rusisë duhet të udhëhiqet nga parimi i “epërsisë dhe forcës supreme të Kushtetutës së Rusisë” dhe si e tillë duhet të vendos nëse janë në përputhje me ligjet vendimet e gjykatës ndërkombëtare ndaj rusëve, Rusisë dhe subjekteve ruse.

Ligji konsiderohet të jetë si përgjigje ndaj humbjes së disa rasteve të Rusisë në gjykatat ndërkombëtare.

Ligji e lejon presidentin dhe qeverinë ruse që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Rusisë, për t’i vlerësuar vendimet e gjykatës ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG