Ndërlidhjet

Nis armëpushimi në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Koalicioni saudit i cili e udhëheq luftën kundër mililtantëve të mbështetur nga Irani në Jemen, tha sot se armëpushimi ka nisur në orën 9.00 të mëngjesit, ashtu siç ishte planifikuar,

Zëdhënësi i koalicionit, Ahmed al-Assiri, konfirmoi se armëpushimi ka hyrë në fuqi.

Forcat militante kanë ende kohë për tu deklaruar nëse ata do t’i binden armëpushimit apo jo.

Koalicioni saudit në Jemen lufton rebelët Huthi.

Ofenziva e nisur prej disa kohësh nga Arabia Saudite, ka për qëllim të rikthejë presidentin e Jemenit në pushtet, i cili është rrëzuar nga rebelët.

Rebelët Huthi kontrollojnë shumë pjesë të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG