Ndërlidhjet

Në Zvicër nisin bisedimet për paqe në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Bisedimet e paqes të cilat synojnë dhënien fund të konfliktit të përgjakshëm në Jemen kanë nisur sot në Zvicër, ditë në të cilën ka hyrë në fuqi edhe armëpushimi në Jemen.

“Bisedimet e sponsorizuara nga OKB-ja të cilat synojnë gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Jemen, kanë nisur sot”, ka thënë zëdhënësi i OKB-së, Ahmad Fawzi.

Armëpushimi ka nisur sot në orën 12 në Jemen derisa bisedimet në Zvicër po mbahen në një vend të panjohur në veri të këtij shteti.

Armëpushimi është dhënë nga koalicioni saudit në Jemen i cili lufton rebelët Huthi.

Ofenziva e nisur prej disa kohësh nga Arabia Saudite, ka për qëllim të rikthejë presidentin e Jemenit në pushtet, i cili është rrëzuar nga rebelët.

Rebelët Huthi kontrollojnë shumë pjesë të Jemenit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG