Ndërlidhjet

logo-print

Kapsula ruse niset dejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Kapsula Soyuz

Kapsula Soyuz

Një kapsulë ruse me tre astronautë, një amerikan, një britanez dhe një rus, është nisur drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kapsula Soyuz planifikohet të arrij në stacion sot në mbrëmje, rreth gjashtë orë e gjysmë pasi që është nisur nga Baikonuri i Kazakistanit.

Nisja është realizuar me sukses dhe u raportua se kapsula hyri në orbitë në një lartësi prej 212 kilometrash dhe atë vetëm nëntë minuta pas nisjes.

Në kapsulë gjendet rusi Yury Malenchenko, përfaqësuesi amerikan nga NASA, Timothy Kopra dhe britaniku, Timoteu Peake, i cili përfaqëson Agjencinë Evropiane të Hapësirës.

XS
SM
MD
LG