Ndërlidhjet

Arrestohen dy persona për sulmet e janarit në Paris


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria në Paris njoftoi sot se dy persona janë arrestuar në lidhje me sulmet terroriste në këtë qytet, që kanë ngjarë në muajin janar.

Prokuroria tha se dy personat dyshohen se e kanë ndihmuar për tu furnizuar me armë sulmuesin në supermarket, gjatë muajit janar.

Një burrë dhe një grua u arrestuan sot në veri të Francës, gati një vit pas sulmeve në revistën Charlie Hebdo dhe në një supermasrket, me ç’rast patën vdekur 17 persona.

Sulmuesi i dyqanit, Amedy Coulibaly, kishte vrarë katër peersona brenda supermarketit dhe një police jashtë tij para, se të vritej nga policia gjatë një shkëmbim zjarri.

Prokuroria e konfirmoi se njëri nga të arrestuarit është Claude Hermant derisa tjetra është partnerja e tij.

XS
SM
MD
LG