Ndërlidhjet

Rusia e dënon ukrainasin për spiunazh


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë ruse e ka dënuar me njëmbëdhjetë vjet burgim një ukrainas, nën akuzat për spiunazh. Ai thuhet se kishte blerë “sekretet shtetërore” që kanë të bëjnë me hapësirën ajrore të Rusisë.

Aktgjykimi ndaj Valentyn Vygovskiy, i përshkruar në media si një biznesmen 32 vjeçar, ka bërë që menjëherë të reagoj Kievi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Maryana Betsa, vendimin e shqiptuar e ka cilësuar si “të paligjshëm”.

“Vygovskiy akuzohet se ka mbledhur, ruajtur dhe ofruar një shteti të huaj, informacione që përmbajnë sekrete tregëtare dhe shtetërore”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës rajonale të Moskës, Natalia Osipova.

Sipas saj, veprimet joligjore, Vygovskiy i ka kryer që nga shtatori i 2012-tes, kohë prej së cilës ai kishte filluar ti paguante disa punonjës të hapësirës ajrore ruse, në këmbim të sigurimit të informacioneve.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha sot se Vygovskiy është arrestuar nga autoritetet ruse në shtator të vitit 2012 në Simferopol të Krimesë, rreth gjashtë muaji pasi që rajoni në mënyrë të paligjshme është aneksuar nga Moska.

Rasti ndaj tij ishte udhëhequr nga Shërbimi Federel i Sigurisë, mekanizëm që zakonisht merret me rastet e rënda të tradhëtisë dhe spiunazhit.

Vygovskiy është mbajtur në burgun famëkeq të Moskës, Lefortovo.

XS
SM
MD
LG