Ndërlidhjet

logo-print

Diplomatët evropian të shqetësuar rreth regjimit të vizave nga SHBA-ja


Ilustrim

Ilustrim

Diplomatët nga 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, e kanë paralajmëruar Uashingtonin se mund të jetë reagim reciprok në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerinës, e vëshitirësojnë hyrjen e qytetarëve të BE-së në territorin amerikan.

Ambasadori i BE-së në Shtetet e Bashkuara, David O'Sullivan, në një publikim të bërë dje në një revistë të Uashingtonit, tha se paralajmërimi se SHBA-ja planifikon të nis kontrollet biometrike për disa qytetarë të BE-së, mund të çoj në një përgjigje reciproke nga vendet e bllokut.

O'Sullivan ka shkruar në emër të 28 ambasadorëve të vendeve anëtare.

Shkrimi i tij u publikua një javë pasi që Dhoma e Përfaqësuesve votoi në favor të një projekt-ligji, sipas të cilët, të gjithë qytetarët evropianë që kanë qenë në Siri, Irak, Iran apo Sudan në pesë vitet e fundit, duhet të aplikojnë për viza në rast se duan të shkojnë në SHBA.

Shtëpia e Bardhë e mbështetë këtë projekt-ligj i cili është frymëzuar nga sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris.

Me këtë ligj, sipas O'Sullivan, preken rret 13 milionë evropianë që e vizitojnë Amerikën çdo vit.

XS
SM
MD
LG