Ndërlidhjet

57 të vdekur nga gripi i derrave në Iran


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka njoftuar sot se 15 persona kanë vdekur në pesë ditët e fundit, si rezultat i gripit të derrave që i ka prekur rreth 900 persona në Iran.

Ministra njoftoi sot se numri total i të vdekurve që nga mesi i nëntorit, ka arritur në 57.

Mohammad Mehdi, udhëheqësi i Departamentit për sëmundjet ngjitëse në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, tha se vdekjet kanë ndodhur kryesisht në juglindje të Iranit.

Ai tha se 33 persona kanë vdekur vetëm në provincën Kerman dhe pesë të tjerë në provincën Sistan-Baluchistan.

“Ky grip ka ardhur përtej kufinjëve tanë, sidomos në Sistan-Baluchistan që gjendet në kufi me Pakistanin”, ka thënë gjatë ditës së hënë, Ministri i Shëndetësisë së Iranit, Hassan Hashemi.

Gripi i derrave, i përhapur në mbarë botën në vitin 2009, pati vrarë më shumë se 18 mijë e 500 persona.

XS
SM
MD
LG