Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore në Siri


Ilustrim

Ilustrim

Grupet monitoruse në Siri thonë se si rezultat i sulmeve ajrore në një treg të karburanteve në një fshat të mbajtur nga militantët në veri të Sirisë, dhjetëra militantë janë vrarë e plagosur.

Komiteti i Koordinimit Lokal në Siri, një rrjet lokal që raporton rreth protestave si pjesë e kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad, ka shkruar në rrjetin Facebook, se sulmet ajrore janë kryer nga avionët rusë në fshatin Maarat al-Naasan.

Udhëheqësi i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdurrahman, tha se nga sulmet ajrore në këtë fshat, janë vrarë e plagosur së paku 35 persona.

Ai tha se besohet që avionët të cilët i kanë goditur caqet, kanë qenë rusë.

Në këtë treg të gopditur, shitet nafta që merret nga zonat që janë nën kontroll nga Shteti Islamik.

Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës që e ka në cak ta shkatërroj industrinë e naftës, e cila është burimi kryesor i të ardhurave për militantët.

XS
SM
MD
LG