Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Provokim i rëndë, mosdhënia e rekomandimit për liberalizim vizash


Hashim Thaçi, foto arkivi

Hashim Thaçi, foto arkivi

Këshilli i Bashkimit Evropian ka bërë publike të martën pakon e Zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë.

Në pako, Këshilli nuk e ka dhënë rekomandimin e shumëpritur nga autoritetet e Kosovës, për liberalizimin e vizave në zonën Schengen të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës, për vitin 2016.

Zëvendës kryeministri i parë në qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi, ka reguar me tone të ashpra, duke shprehur zhgënjimin e thellë për “vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave”.

“Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin te qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e zotit Thaçi, postuar në rrjetin social Facebook.

Për më tepër, thotë ai, “kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja”.

"Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina", thuhet në reagimin e zotit Thaçi.

XS
SM
MD
LG