Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Askund nuk shkruan se Serbia duhet ta njeh Kosovën


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se askush nuk e ka përmendur dhe se në asnjë dokument nuk shkruan, se Serbia duhet ta njeh Kosovën, si hap i fundit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Duhet dikush të na tregoj se çka do të thotë ai dokument, sepse askush nuk thotë se kjo është njohje”, tha Vuçiq, dhe ka shtuar se “ka shkruar në propozime, por në këto letra tash nuk është”.

Mëtutje, ai i tha Televizionit B92 se me gjasë do të ketë përpjekje të presioneve politike rreth kapitullit 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, por në këtë rast, “neve na takon që të punojmë në mënyrë përgjegjëse”.

Dje në Konferencën ndërqeveritare në Bruksel, janë hapur dy kapitujt e parë, 32 dhe 35, në negociatat për pranim në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG