Ndërlidhjet

SHBA: Përkeqësim i sigurisë afgane, rritje e IS-it


Në një raport të Pentagonit për Kongresin e Shteteve të Bashkuara theksohet se siguria e përgjithshme e Afganistanit është përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015, ndërsa militantët kanë ndërmarrë sulme më efektive, duke u shkaktuar më tepër viktima forcave afgane.

Ky raport i publikuar sot, thotë se efekti i forcave të sigurisë afgane gjatë “gjithë sezonit luftarak dhe në gjashtë muajt e fundit ishte i ndryshueshëm dhe i përzier”.

Në raport theksohet rritja prej 27% e viktimave prej 1 janarit e deri më 15 nëntor, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Gjenerali John Campbell, komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, i tha agjencisë Associated Press se numri i militantëve afgan, që i kanë shpallur lojalitet Shtetit Islamik (IS) është rritur gjatë vitit që po kalon.

Ai theksoi se lojalistët e IS-it po përpiqen ta krijojnë një bazë rajonale në qytetin lindor, Xhalalabad në Afganistan, derisa “luftëtarët e jashtëm” nga Siria dhe Iraku po u bashkohen atyre.

XS
SM
MD
LG