Ndërlidhjet

BE dhe SHBA: Gjyqtarët në Shqipëri t’i mbështesin reformat


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga gjyqtarët në Shqipëri që t’i mbështesin planet për rishikimin e tërësishëm të sistemit të drejtësisë, që gjërësisht shihet si i korruptuar dhe jotransparent.

Këto reforma, që janë parakusht për lansimin e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian, do të përfshijnë edhe verifikimin e të gjithë gjyqtarëve, duke i larguar ata që janë të korruptuar, ndërsa duke i promovuar ata që janë të aftë dhe të ndershëm, raporton agjencia Reuters nga Tirana.

“Nëse unë do të ishte gjyqtare në Shqipëri, do të kërkoja së pari reformën, përfshirë edhe verifikimin, pasi do të dëshiroja mbrojtjen, respektimin dhe njohjen e punës sime dhe profesionit tim”, tha e dërguara e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, në një kofnerencë të gjytarëve dje në Tiranë.

Kundërshtarët e reformave thonë se ato do të çojnë në shkarkimin e shumë gjyqtarëve në Shqipëri, ku aktualisht ata janë në numër më të vogël për kokë banori se në gjithë Evropën, dhe rrjedhimisht do të përkeqësohej vonesa kronike në sistemin e drejtësisë, raporton Reuters nga Tirana.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol aktiv në propozimintekstet e reformave, të cilat për tu shndërruar në legjislacion duhet të mbështeten nga dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Xhezair Zaganjori, nga Gjakata Supreme e Shqipërisë, tha se reformat e planifikuara do të kishin hasur në rezistencë më të vogël nëse gjyqtarët do të lejoheshin ta thonin fjalën e tyre, megjithqë ai ka pranuar se ekziston mosbesim publik i nivelit të lartë në gjykata, për shkak të korrupsionit dhe mungesës së transparencës.

XS
SM
MD
LG