Ndërlidhjet

Maqedoni: Partitë arrijnë marrëveshje për KSHZ-në


Pamje e një pjese të Shkupit

Pamje e një pjese të Shkupit

Liderët e katër partive kryesore politike në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për kompletimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me tre ekspertë, të cilët së bashku me anëtarët e tjerë të partive, do të punojnë për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më 24 prill 2016.

Në bisedimet që kanë zgjatur tri orë, paritë janë dakorduar që si ekspertë të KSHZ-së të zgjidhen Atanas Urunov, Rexhep Prekopuca dhe Aleksandar Çiçakovski.

Paraprakisht janë zgjedhur edhe gjashtë anëtarët të tjerë, nga dy kanë VMRO DPMNE dhe LSDM, ndërsa një partitë shqiptare BDI dhe PDSH.

Përveç përbërjes së KSHZ-së, partitë duhet të arrijnë marrëveshje edhe për çështjen e mediave, kontretisht për transmetuesin publik dhe përbërjen dhe kompetencat e agjencisë së mediave.

Bisedimet mes partive janë zhvilluar me ndërmjetësimin e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

XS
SM
MD
LG