Ndërlidhjet

L. Anxhelos: Për shkak të kërcënimit – mbyllje e shkollave


Ilustrim
Ilustrim

Qyteti i Los Anxhelosit sot i ka mbyllur të gjitha shkollat publike pasi ka marrë kërcënim elektronik “kredibil”.

Los Anxhelosi është rajoni i dytë më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara me 640 mijë nxënës.

Udhëheqësi i shkollave të Los Anxhelosit, Ramon Cortines, tha se janë urdhëruar masa të jashtëzakonshme të sigurisë si parandalim, që pjesërisht është bërë edhe për shkak të sulmeve më 2 dhjetor në San Bernardinon e afërt.

Në një konferencë për gazetarë ai tha se policia e kishte alarmuar atë për kërcënim me çanta të shpinës dhe “pako të tjera” dhe se kërcënimi kishte të bënte “me shumë shkolla”.

Në Nju Jork zyrtarët thanë se ishte marrë një kërcënim i ngjashëm për shkolla, por ai po trajtohej si i rrejshëm, raporton AFP nga Los Anxhelosi.

XS
SM
MD
LG