Ndërlidhjet

Gjithësi: Anija kozmike me sukses u bashkua me stacionin


Pamje nga nisja e sotme e anijes kozimke me tre astronuatë për në Staciuonin ndërkombëtar të Gjithësisë
Pamje nga nisja e sotme e anijes kozimke me tre astronuatë për në Staciuonin ndërkombëtar të Gjithësisë

Një anije kozmike ruse, me astronautë rusë, amerikanë dhe britanikë, me sukses është bashkuar me Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija ruse, Soyuz, është lansuar sot më herët gjatë ditës nga baza ajrore ruse në Bajkonur të Kazakistanit.

Lansimi u bë pa probleme dhe anija hyri në orbitë në një lartësi prej 212 kilometrash, për afro nëntë minuta pas nisjes.

Në anije ishin astronauti rus, Yury Malanchenko, ai amerikan, Timothy Kopra, dhe britaniku, Timothy Peake, që e përfaqëson Agjencinë e Gjithësisë së Evropës.

Parashihet që ata të qëndrojnë 6 muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithsësisë, derisa ai lëvizë rreth Tokës.

Aktualisht, në stacion gjenden astronautët rusë, Sergei Volkov dhe Mikhail Korniyenko, së bashku me amerikanin, Scott Kelly.

XS
SM
MD
LG