Ndërlidhjet

Trump e mbrojti qëndrimin e tij kundërthënës për myslimanët


Donald Trump duke hyrë në debatin e kandidatëve republikanë në Las Vegas

Donald Trump duke hyrë në debatin e kandidatëve republikanë në Las Vegas

Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka mbrojtur qëndrimin e vet kundërthënës për ndalesën e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, gjatë një debati me kandidatët e tjerë republikanë, që u mbajt mbrëmë vonë në Las Vegas.

Por, plani i tij është kritikuar nga rivalët, të cilët i kanë paraqitur qasjet e tyre për parandalimin e sulmeve të tjera të radikalëve myslimanë në Shtetet e Bashkuara.

“Donaldi është pjesëmarrës i madh on-line, por ai është kandidat kaotik dhe ai do të ishte një president kaotik”, tha ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush.

Zoti Bush e ka hedhur poshtë planin e kandidatit Trump duke e cilësuar si “plan joserioz”.

Senatori nga Florida, Marco Rubio, është pajtuar se ky plan “nuk do të ndodhë”.

Por, Donald Trump është përgjegjur duke theksuar se kandidatura presidenciale e Bushit ishte “katastrofë totale” dhe e ka mbrojtur planin e tij për ta ndalur hyrjen e imigrantëve myslimanë, duke insistuar se nuk ka për qëllim që të jenë masa diskriminuese.

“Ne nuk flasim për izolim, ne flasim për siguri”, tha Donald Trump dhe ka shtuar se “ne nuk po flasim për religjion, ne po flasim për siguri, pasi vendi ynë është jashtë kontrollit”.

Trump theksoi se propozimi i tij, që ishte lajm kryesor në gjithë botën javën e kaluar, “e ka hapur një diskutim shumë të madh, i cili është dashur të hapet”.

XS
SM
MD
LG