Ndërlidhjet

logo-print

Francë: Arrestohet një person lidhur me sulmet në Paris


Pamje panoramike e Parisit

Pamje panoramike e Parisit

Prokuroria e Parisit ka njoftuar se policia e ka arrestuar një person 29 vjeçar dhe ai po mbahet për tu marrë në pyetje lidhur me sulmet terrorist më 13 nëntor në Paris.

Agnes Thibault-Lecuivre, zëdhënëse për zyrën e prokurorëve në Paris, tha se personi ishte arrestuar dje herët në mëngjes, në shtëpinë e tij në një lagje lindore të Parisit.

Sipas legjislacionit francez ky person mund të mahet për marrje në pyetje deri në 6 ditë, e pastaj duhet të akuzohet ose lirohet.

XS
SM
MD
LG