Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Prifti kanadez dënohet me punë të rëndë në kamp


Ilustrim

Ilustrim

Koreja Veriore e ka dënuar priftin kanadez, Hyeon Soo Lim, me dënim për jetë me punë të rëndë në kamp, pasi u arrestua lidhur me akuza për trazira, ka raportuar sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.

Dënimin ia ka shqiptuar Gjykata Supreme e Koresë Veriore pas një procesi të shkurtër, ka raportuar kjo agjenci nga Pheniani.

Gjykata ka gjetur se Lim është fajtor se iu ka bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore në nxitjen e zërave kritikë për të drejtat e njeriut në Korenë Veriore dhe për fabrikimin dhe qarkullimin e propagandës me të cilën nxihet imazhi i Koresë Veriore.

Sipas kishës ku ka punuar prifti Lim, ai ishte në mision humanitar dhe e kishte vizituar Korenë Veriore disa herë, për mbështetjen e jetimëve dhe shtëpitë e pleqve.

Lim ishte arrestuar nga autoritetet e Koresë Veriore në muajin janar, pasi kishte arritur nga Kina.

XS
SM
MD
LG