Ndërlidhjet

Nikolliq: Kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën, vendimtar


Tomisllav Nikolliq

Tomisllav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka vlerësuar se kapitulli 35 është vendimtar në negociatat e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja në këtë kapitull do të tregoj se a e dëshiron Serbinë në BE.

Mëtutje, mbrëmë në një paraqitje në Radio Televizionin e Serbisë (RTS), zoti Nikolliq ka theksuar se Serbia me “dëshirë e pret” hapjen e të gjithë kapituje, por rruga kah BE-ja varet nga kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën.

“Sot ambasadori gjerman më tha shumë qartas dhe zëshëm se korniza jonë negociatore parasheh arritje të marrëveshjes juridikisht obliguese me Kosovën”, tha Tomisllav Nikolliq dhe ka shtuar se “Evropa duhet të mendoj se a duhet ta mbështesë një territor të ndarë apo shtetin sovran”.

Ai ka theksuar se “hapja e kapitullit 35 është shenjë se do të kemi trajtim të posaçëm në negociata, por nuk e di se si kjo do të duket pasi shumë vende anëtare të BE-së e kanë pranuar Kosovën”.

XS
SM
MD
LG