Ndërlidhjet

Radojeviq: Pezullohet vendimi për qytetarët e Kosovës me dokumente serbe


Ilustrim
Ilustrim

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Kosovës, Milan Radojeviq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se që nga ora shtatë e mëngjesit të së mërkurës, 16 dhjetor, është pezulluar për një afat të pacaktuar udhëzimi i autoriteteve të Kosovës që të “mos lejojnë hyrjen në Kosovë të atyre personave që kanë letër njoftimi të lëshuar në Serbi, e të cilët janë me vendbanim në Kosovë”.

“Ka gjasë që në këtë vendim ka ndikuar pakënaqësia e madhe e qytetarëve të përkatësisë serbe. Kemi pasur një situatë absurde, njerëzve nuk u lejohej që me letër njoftime të këtilla të hynin në Kosovë, ndërkaq automjeteve me tabela serbe të qyteteve të Kosovës, u lejohej hyrja. Ky është një absurditet total”, ka thënë Radojeviq.

Qytetarët e Kosovës, të cilët posedojnë dokumente identifikimi të Serbisë,me vendbanim në Kosovë, nga mesnata e së martës janë marrë paralajmërimin se nuk mund të hyjnë në Kosovë.

Autoritetet në Prishtinë thonë se vendimi i tillë është në përputhje me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, të arritur në vitin 2011, përmes së cilës njihen vetëm dokumentet e lëshuara nga autoritetet përkatëse në Kosovë dhe Serbi, por jo dokumentet të cilat lëshohen nga organet paralele të Serbisë për Kosovën.

XS
SM
MD
LG