Ndërlidhjet

SHBA: Një shtetas rus dënohet me 4 vjet burg për ryshfet atomik


Vadim Mikerin
Vadim Mikerin

Një gjyqtar në Shtetet e Bashkuara e ka dënuar një ish-zyrtar atomik rus me katër vjet burg, për rolin e tij në aranzhimin e miliona dollarëve në pagesa “të korruptuara” të ndërlidhura me kompaninë shtetërore atomike të Rusisë, Rosatom.

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se dënimi për personin 56 vjeçar, Vadim Mikerin, është bërë pasi ai e kishte pranuar fajin lidhur me akuza për konsipracion për kryerje të pastrimit të parave.

Mikerin kishte post ekzekutiv në firmën Tenex, me seli në Merilend të SHBA-ve, e cila ishte pronë e kompanisë Rosatom, që furnizon dhe eksporton uraniaum dhe shërbime të pasurimit për kompanitë atomike për energji në gjithë botën.

Departamenti amerikan i drejtësisë tha se Mikerin ka ndihmuar në lehtësimin e pagesës së ryshfetit për të fituar “avantazhe të parregullta biznesore” për firmat e Shteteve të Bashkuara, që kanë punuar me Tenexin.

Gjyqtari Theodore Chuang, po ashtu, ka urdhëruar që Mikerin të dënohet edhe me të holla në shumë prej 2 milionë dollarësh.

Dy persona të tjerë, po ashtu, kanë deklaruar se ndjehen fajtorë në këtë rast gjyqësor dhe tash pritet vendimi për dënim.

XS
SM
MD
LG