Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina e suspendon tregtinë me Krimenë


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, thotë se Kievi do ta suspendoj tregtinë me Krimenë e okupuar nga Rusia, brenda një muaji.

Në një mbledhje të sotme të qeverisë së Ukrainës, Yastenyuk tha se është vendosur që “furnizimi me artikuj, punë, shërbime për në Krime dhe nga Krimeja” do të pezullohet brenda 30 ditësh.

Nga kjo ndalesë përjashtohen “gjërat personale, ushqimet e rëndësishme sociale dhe ndihma humanitare”, tha Yatsenyuk.

Sipas tij, ripërtritja e furnizimit me rrymë elektrike për Krimenë është një çështje tjetër, për të cilën mund të vendos vetëm Këshilli i sigurisë dhe mbrojtjes i Ukrainës.

Krimeja është aneksuar nga Rusia në mars të vitit të kaluar dhe tash po ballafaqohet me mungesë të plotë të rrymës elektrike, pasi largëpërçuesit për në gadishull janë shkatërruar nga persona të panjohur në muajin nëntor.

Kjo çështje ka shkaktuar krizë në Krime dhe i ka ngritur edhe më tepër tensionet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Në shenjë të hakmarrjes, tashmë Rusia e ka pezulluar eksportin e thëngjillit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG