Ndërlidhjet

Hulumtimet më të reja të opinionit në Rusi tregojnë se numri i njerëzve që u besojnë lajmeve televizive ka rënë në mënyrë dramatike, gjatë gjashtë viteve të fundit.

Sipas hulutmimit të Qendrës Levada, me seli në Moskë, vetëm 41% të atyre që kryesisht mbështeten në televizion për lajme, aktualisht u besojnë atyre.

Kjo përqindje është shumë më e ulët se ajo në vitin 2009, kur 79% thonin se u besojnë lajmeve televizive.

Hulumtimi i Qendrës Levada, që është një organizatë kërkimore sociologjike e pavarur, tregon se 85% të pjesëmarrësve më së shummti lajme për Rusinë dhe ngjarjet e jashtme i marrin nga televizioni.

Aktivistët opozitarë rusë e kanë akuzuar qeverinë e Rusisë se e shfrytëzon televizionin për t’i promovuar politikat e veta të brendshme dhe të jashtme.

XS
SM
MD
LG