Ndërlidhjet

Sharif: Përkushtim për hakmarrje ndaj talibanëve


Zyrtarët më të lartë të Pakistanit në Peshavar në ceremoninë e shënimit të njëvjetorit të masakrës në një shkollë

Zyrtarët më të lartë të Pakistanit në Peshavar në ceremoninë e shënimit të njëvjetorit të masakrës në një shkollë

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, sot është shprehur i përkushtuar për hakmarrje ndaj militantëve talibanë, për shkak të vrasjes së 122 nxënësve, të masakruar vitin e kaluar në Peshavar.

Sharif u ka thënë nxënësve të plagosur nga masakra në shkollë para një viti, se ai “do të hakmerret për secilën pikë të derdhur të gjakut tuaj”.

Familjet e viktimave, liderët politikë dhe ushtarakë, pastaj personalitete të njohura nga jeta publike dhe sportive, po ashtu, kanë marrë pjesë në ceremoninë, me të cilën është shënuar kjo ngjarje tragjike. Kjo ceremoni është transmetuar në televizion.

Pas sulmit, në Pakistan ishte shtuar fushata kundër militantëve islamikë, është tërhequr moratoriumi për dënimin me vdekje dhe kanë filluar proceset gjyqësore kundër ekstremistëve në gjykatat ushtarake.

Ushtria e Pakistanit thotë se i ka vrarë afro 3,400 militantë islamikë, në operacionin madhor ushtarak në Vaziristanin Verior, përgjatë kufirit me Afganistanin, gjatë 19 muajve të kaluar.

XS
SM
MD
LG