Ndërlidhjet

Prokuroria kërkon dënim për gazetarin në Azerbajxhan


Ilustrim

Ilustrim

Një prokuror në Azerbajxhan ka kërkuar nga gjykata që gazetarin Rauf Mirqadirov ta dënoj me shtatë vjet burgim nën akuzat për spiunim.

Gjykimi, i cili po mbahet me dyer të mbyllra, është shtyrë që të mbahet pas një jave.

Rauf Mirqadirov, një komentator për të përditshmën e pavarur ruse Zerkalo, është arrestuar në prill të vitit të kaluar pas deportimit nga Turqia ku ai kishte jetuar për tri vjet së bashku me familjen e tij.

Ai akuzohet se kinse informacionet sekrete të Azerbajxhanit ua ka treguar autoriteteve armene.

Akuzat, komentatori i ka quajtur të pabaza, ndërsa ka thënë se janë hakmarrje për shkrimet e tij kritike kundër qeverisë në Baku.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka dënuar arrestimin e tij, të cilin e ka qujatur arrestim me motive politike.

Departamenti amerikan i Shtetit njashtu ka shprehur shqetësim në lidhje me situaten me të cilën po përballet Rauf Mirqadirov pas arrestimit.

XS
SM
MD
LG