Ndërlidhjet

FBI: Sulmuesit në Kaliforni nuk ishin pjesë e ndonjë grupi


Ilustrim
Ilustrim

Drejtori i FBI, James Comey, tha sot se nuk e posedojnë asnjë dëshmi që tregon se çifti që e ka kryer sulmin në San Bernardino të Kalifornisë, të kenë qenë pjesë e ndonjë grupi militant.

Për më tepër, sipas tij, nuk ka as informacione që tregojnë se ata kanë qenë në kontakt me ndonjë grup ekstremist jashtë vendit.

Syed Rizwan Farook, 28 vjeçar dhe partnerja e tij, Tashfeen Malik, 29 vjeçe, sipas FBI, e kanë shprehur mbështetjen e tyre për “xhihad dhe martirizim” në komunikime private, por këtë mbështetje, sipas Comey, ata nuk e kanë bërë publike në rrjetet sociale.

Komentet e Comey u bënë sot gjatë një konference të mbajtur në New York të Shteteve të Bashkuara.

Tashfeen Malik dhe burri i saj Syed Farook, kanë hapur zjarrë më 2 dhjetor në një qëndër për punë sociale në Kaliforni, duke lënë të vdekur 14 persona dhe plagosur 22 të tjerë.

Dy sulmuesit, për të cilin zyrtarët thonë se u radikalizuan disa vite më parë, janë vrarë pas sulmit gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.

XS
SM
MD
LG